Connect with us

Kujdes ndaj konfidencave intime

Kuriozitete

Kujdes ndaj konfidencave intime

Fshehtesite personale, thashethemet e vogla, ose thjesh deshira per te shkembyer nje bisede me nje mike, jane te gjitha sjellje qe bejne pjese ne natyren femerore, por jo vetem. Edhe per burrat shpesh konfidencat intime jane nje menyre per t’u shfryre dhe per te diskutuar me miqte.
Nese nga nje ane kjo deshire per t’u hapur dhe per te ndare problemet eshte kerkese jetike dhe e drejte, nje mjet per te kuptuar me mire veten dhe te tjeret, nga ana tjeter mund te prezantoje edhe kunderindikimet.

Rregulli 1- Besojini te tjereve, por jo shume
Ndonjehere fjalet behen shume dhe zbulojme se jemi te paafte per te fshehur madje edhe problemet personale me te vogla, ne kete rast hyjme ne nje sfere te rrezikshme e cila mund te transformohet ne nje patologji. Konfidencat personale duhet t’i besohen vetem shume pak njerezve dhe nuk duhen zgjeruar tek te njohurit qe kane nje vizion te pjesshem te jetes personale.

Rregulli 2- Beje vetem nese te ben te ndjehesh mire

Ne qoftese pasi keni rrefyer dicka shume personale nje personi jo shume intim, ndjeheni bosh, te zbuluar, pothuajse ne siklet, nese pasi keni treguar shume per veten tuaj, ndjeheni te detyruar te vuani nga shume kritika te cilat ndonjehere behen te renda per t’i duruar, nese beheni te paafte per te degjuar me pasoje largimin e mikeshave, qe e mendojne te pamundur nje marredhenie pozitive, do te thote se tashme eshte koha te ndryshoni kete sjellje. Konfidencat duhen krijuar vetem me njerezit e zgjedhur, me te cilet mund te kuptoheni dhe t’ju ndihmojne te ndiheni mire.

Rregulli 3- Rigjeni besimin
Te jesh shume thashethemexhie evidenton nevojen per t’u dashur edhe nga te tjeret sepse tregon anet me te dobeta te personalitetit, ndonjehere te folurit ne menyre te ngurte, do te thote se nuk ka nje bashkebisedues te vertete ose fsheh friken e hapjes se vertete. Nje llafazan i tepruar mund te varet nga fakti se ndihen te pasigurt, tek fjalet kerkohet konfirmimi nese jeni ne drejtimin e duhur por eshte dhe nje mjet per t’u cliruar nga nje ankth.

Rregulli 4- Besojini vetes me pare
Per te gjetur dozen e duhur ne komunikim e konfidencave eshte e nevojshme te shpenzoni me shume kohe me veten duke mesuar te degjoni mendimet dhe rrefimet, pa shtuar gjykimet e jashtme, heshtja transformohet ne nje lloj ilaci.

Rregulli 5- Seleksiononi miket tuaja
Nje hap i metejshem eshte seleksionimi i miqesise qe duhet te jene persona te vecante dhe rezervuar, vetem ne kete menyre kuptohet se sa e rendesishme eshte degjimi dhe marrja e sugjerimeve te duhura.

Rregulli 6- Mos fshihni pas fjalet e tjera
Nese arsyeja per konfidencat e tepruara eshte frika nga gabimet eshte e rendesishme te kuptosh se vetem fjalet nuk sjellin rezultate konkrete, nese nuk e bejne faktet. Vepra transmeton siguri dhe rrit vetebesimin, sjellje me konkrete dhe pa barren e gjykimeve te te tjereve do te coje te keni me shume besim besim ne aftesite tuaja.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top