Kuriozitete
Kujdes: Nëse martoheni në këto data nuk do të keni fat
Studiuesit vunë re se shumë çifte që janë martuar në këto data janë divorcuar.
Mes shumë andrallave të përgatitjeve, caktimi i datës së martesës mund të mos duket ndonjë gjë e rëndësishme. Por na doli që ka disa ditë aspak të mira për t’u martuar; e thonë studiuesit.
Pas një studimi të kryer, u nxor përfundimi se datat që kanë lidhje të veçanta numerike, kanë qenë fatkeqe për martesat.
Pra nëse je martuar e zëmë, më 12 nëntor 2013 (11/12/13) nuk paska qenë ide e mirë.
Kërkuesit holandezë që analizuan martesat, vunë re se datat që përmbajnë numra që ndjekin njëri-tjetrin (11/12/13) ose që përsëriten (12/12/12 ose 20/12/2012) përkonin me më shumë martesa që përfunduan në divorc.
Gjithashtu një ditë “ters”, edhe pse mund të duket e çuditshme, doli të ishte Shën Valentini.
Gjithashtu, është gjetur se nuset që martohen në ditën e Shën Valentinit, me shumë mundësi janë shtatzëna, në krahasim me ato që martohen në datë të zakonshme.
Studimi gjeti se 21% e atyre që martohen për Shën Valentin, kanë mundësi të dështojnë, ndërsa 16% martesat në data e zakonshme.
Por si shpjegohet kjo?
Sipas kërkuesve, çiftet që martohen në data të veçanta ndikohen nga faktorë të jashtëm në marrjen e vendimeve lidhur me martesën e tyre, përfshirë kërkesën për një “datë të veçantë”.