Kuriozitete
Kujt ia shikojnë më së shumti videot në Instagram?
Selena Gomez ende është personi më i ndjekur në Instagram, por çka po ndodh me videot “Instagram Stories”?
Të mërkurën platforma sociale ka publikuar të dhëna të reja lidhur me “Instagram Stories”, me qëllim të festimit të njëvjetorit të publikimit të kësaj veçorie.
Këto video kanë një audiencë prej 700 milionë përdoruesve në tërë botën, me 250 milionë përdorues çdo ditë.
E personi që ka shikueshmërinë më të madhe në Instgram Stories, është modelja Emily Ratajkowski.
Në listën e personave më të shikuar janë Chiara Ferragni, Candice Swanepoel, Hailey Baldwin, dhe Cara Delevingne të ndjekura afër nga Gigi Hadid e Kendall Jenner.
Për festën e këtij njëvjetori, Instagrami ka lansuar edhe një sërë “stickers” me temë ditëlindjen.