Kuriozitete
Kur klasa e stërvitjes nxë 3800 vetë (Foto)
Joe Wicks, i njohur dhe si Trajneri i Turpit, ka arritur në mënyrë të suksesshme një Rekord Botëror Gines, për klasën e tij të stërvitjes.
Ai bëri një seancë të plotë 30 minutëshe me trajnim me interval me intensitet të lartë, teksa djersiti bashkë me 3804 persona të tjerë në temperaturën 29 gradë Celcius të Hyde Park në Londër.
Të drejtuar nga z. Wicks, njerëzit realizuan stërvitjen të përbërë nga grushtime, squat, pompa, etj. Trajneri i fitnesit tha për The Sun: “Të shihje gjithë këta njerëz, më bëri nervoz në fillim. Por ishte fantastike që këta njerëz erdhën të gjithë për të bërë këtë stërvitje.Ndershmërisht, asnjë sasi librash të shitur apo regjistrime DVD, nuk krahasohet duke parë njerëz që bëjnë ushtrimet e mia dhe ndihesh mirë pas”. /Lajmi.net/