Kuriozitete
Kurani më i vjetër në botë do të tronditë Islamin
Fragmentet e Kuranit më të vjetër në botë, të zbuluar në Birmingam muajin e shkuar, mund të jenë më të hershme se Profeti Mohamed, sugjerojnë disa studiues.
Faqet janë zbuluara të lidhura brenda faqeve të një tjetër Kurani të fundit të shekullit të shtatë në librarinë e Universitetit të Birmingamit.
I shkruar me bojë në një formë të hershme të arabishtes, pergamenat me lëkurë kafshe përmbajnë pjesë të sureve ose kapitujve 18 deri në 20, që mund të jenë shkruar nga dikush që e njihte Profetin Muhamed, i cili themeloi besimin Islam.
Faqet janë analizuar me karbon nga ekspertët e Universitetit të Oksfordit.
Të dhënat tregojnë se mund të jetë Kurani më i vjetër në botë.
Por tani disa historianë thonë se pergamenat mund të datojnë përpara Muhamedit dhe mund të rishkruajnë historinë e hershme të Islamit.
Besohet se Kurani i Birmingamit është prodhuar mes viteve 568 dhe 645, ndërkohë që datat që jepen zakonisht për Muhamedin janë mes viteve 570 dhe 632.
Historiani Tom Holland tha për Times se kjo do ketë implikime në historinë e Muhamedit dhe bashkëkohësve të tij.
Kurse Keith Small nga Universiteti i Oksfordit thotë se kjo i jep më shumë zë disa qëndrimeve se Muhamedi dhe ndjekësit e tij kanë përdorur një tekst që ekzistonte, por i kanë dhënë formë sipas axhendës së tyre politike dhe teologjike.
Megjithatë këto pretendime kundërshtohen me forcë nga studiuesit myslimane.
Mustafa Shah nga Shkolla për Studime Orientale dhe Afrikane në Londër tha: “Manuskripti vetëm sa ka forcuar dëshmitë tradicionale për origjinën e Kuranit”.
Profeti Muhamed mendohet se e themeloi Islamin diku pas vitit 610 dhe komuniteti i parë mysliman u themelua në Medinë në vitin 622.
Gjatë kësaj kohe, Kurani u memorizua dhe recitohej me gojë, por kalifi Abu Bakr, i pari lider i komunitetit mysliman pas vdekjes së Muhamedit, urdhëroi që materiali të mblidhej në një libër.