Showbiz
Ky është bashkëshorti i Alketa Vejsiut, pse ajo nuk flet asnjëherë për të?
Të gjithë e njohim Alketa Vejsiun falë prezantimit të saj në spektakle të shumta në ekrane të ndryshme në vendin tonë, por thuajse asnjëherë nuk e kemi parë pranë bashkëshortit të saj, na dashuria me të cilin kanë ardhur në jetë dy fëmijët e Alketës.
Vetë është një personazh publik, prezantuese dhe biznesmene mjaft e suksesshme, por tepër e kujdesshme sa i takon jetës private. E rezervuar në maksimum, për herë të parë (dhe ndoshta ndër të vetmet), Alketa është fotografuar në shoqërinë e bashkëshortit në ditëlindjen e Blendi Klosit, disa muaj më parë.
“Gazeta Shqiptare” na i ka sjellë edhe një herë në vëmendje fotot e Alketës me partnerin e saj, të cilin nuk e dimë përse po e mban kaq sekret.