Connect with us

Ky është postimi i Fisnik Ismailit, thotë se Arbana Xharrën e rrahu burri i saj

Kuriozitete

Ky është postimi i Fisnik Ismailit, thotë se Arbana Xharrën e rrahu burri i saj

Deputeti Fisnik Ismaili, pas përçarjeve në VV dhe pozicionimit të tij pro grupit anti-Kurti ka marrë shumë sharje, fyerje e kërcënime, por është bërë ‘djalë’ i mirë dhe nuk ka përdorur gjuhën e tij të zakonshme vulgare e shpifëse për t’iu përgjigjur. Por gjuha e tij ka degraduar në momentet kur ka vendosur t’ia kthejë postimin Arbana Xharrës

Ai i është përgjigjur asaj me shpifje, për disa komente që ajo ka shkruar lidhur me kërcënimin që Ismaili ka marrë mbrëmë nga një aktivist i VV-së.

Ismaili edhe pse deputet, si të mirëqena i ka marrë disa thashetheme të rrugëve dhe pa menduar fare i ka thënë Xharrës, “se të ka rrah burri e jo siç ajo pretendon”.

“Arbana Xharra, nanuq, jam pas kërcënue unë edhe ma herët prej atyne dostave tu në plot raste, i kam publikue edhe i kam paraqitë në polici, sikur edhe këtë rastin mbramë”.

“Unë dallime mes të dhunshmëve s’baj, edhe e them drejtpërdrejtë. Viktimizim është me të rrehë burri, e ti me dalë me ia lanë fajin tjetërkujt. Kur të mësohesh me i denoncue krejt gjestet e dhunshme njajtë, pa dallim, e posaçërisht rastin tand që, mbas do fotove viktimizuese, kurrë ma një herë s’u çel muhabeti se kush ta bani”, ka shkruar Ismaili.

Tutje ai i ka thënë Xharrës, që të mos mundohet që ta shfrytëzojë situatën në VV për t’u treguar kinse është njeri i mirë.

“Nuk je në pozitë me e shfrytëzue këtë situatë, për me u mundue me i tregue krejtve se je njeri i mirë e i drejtë. Në momentin që je futë qatje ku je, e prej momentit që ke vazhdue me qenë me ta, ti veç ke rrejtë pandërpre, edhe s’ka Domestos që të lan ty. Hujdisi punët tua në shpi, nanuq, pa mu drejtue mue”.

E në fund Ismaili ka vazhduar të thotë se kërcënimi nuk e ka frikësuar, dhe se trimërinë e ka treguar në luftë.

“P. S. 120 killa i kam tash, me profesion deputet, jo ninxhë. Veprat e trimnisë i kam krye në vaktin kur shefat tu rrijshin në Rogner. Mos u merr me mue, se xhixha”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top