Kuriozitete
Ky njeri vuan nga një çrregullim i rrallë fizik, këmba i peshon 25 kilogramë
Në këto dy fotografi shokuese do të njiheni me njeriun i cili ka një çrregullim të rrallë fizik.
Boonthing Namphet, 42 vjeçar nga Tajlanda, besohet të ketë vuajtur nga lymphoedema për më shumë se 10 vjet. Ai është i paaftë për punë dhe si rezultat i gjendjes së tij shëndetësore ku këmba i peshon rreth 25 kilogramë, në tendencë për të lëvizur, përjeton dhimbje të paimagjinueshme, transmeton lajmi.net
Një murg në Bankok, i cili njihet për të siguruar ndihma, për të varfërit dhe të sëmurët rëndë, ka bërë thirrje për ndihmë përmes mediave sociale.
Aktualisht, Namphet mbështetet në të ardhurat minimale të gruas së tij – prej rreth 250 baht çdo ditë (rreth 5.50 paund).
Shtëpia e tyre është e shkatërruar për shkak të pamundësisë për mirëmbajtje dhe ata janë detyruar të jetojnë tek të afërmit e tyre.
Shikoni fotografitë.