Kuriozitete
Lejon 7 shokët e tij që ti përdhunojnë gruan, ja arsyeja “e çmendur”
Në këmbim të parave për të blerë drogë, një burrë ka lejuar 7 shokët e tij që ti përdhunojnë gruan. Ata e përdhunuan me rradhë, madje i bënë edhe fotografi nudo që i përdorën më vonë për ta shantazhuar. Sipas The Times of India, burri, indentiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, si dhe 7 shokët e tij janë të varur nga droga.
Viktima dhe të akuzuarit vijnë nga i njëjti fshat në Punjab të Indisë. Gruaja 22-vjeçare i tha policisë se bashkëshorti i saj, me të cilin u martua në moshën 15 vjeç, ishte i varuar nga droga dhe i mori para disa banorëve vendas për të blerë drogë. Në këmbim i kishte ofruar gruan e vet atyre.
Bashkëshorti i 22-vjeçares është arrestuar nga policia pas denoncimit të ngjarjes së tmerrshme ndërsa janë shpallur në kërkim 7 shokët e tij. Policia e Dakhës u shpreh se ajo ishte e lodhur nga kërcënimet e vazhdueshme që i bënin me fotografitë që i bënë gjatë përdhunimit ndaj vendosi që ti denonconte. Babi i viktimës vdiq kur ajo ishte vetëm 5-vjeç, ndërsa e ëma u rimartua dhe e la me gjyshin e saj. Gjyshi i saj tha se e martoi pasi ‘u rrit’ në moshën 15-vjeçare por nuk kishte informacion se burri ishte përdorues droge.