Kuriozitete
Lëviznin me mbi 100 km/h, bllokohen 62 patenta në Tiranë
Lëviznin me mbi 100 km/h, bllokohen 62 patenta në Tiranë
Rreth 62 patenta janë bllokuar dhe pezulluar nga Policia Rrugore e Tiranës vetëm këtë të mërkurë.
Aksioni është përqëndruar këtë radhë në aksin Fushë Krujë-Kamëz, një nga akset më problematikë të vendit dhe më të ngarkuar gjithashtu.
Sipas njoftimit të policisë, theksohet se “është e papranueshme dhe e pafalshme të ecet me 101 km/orë në një zonë të banuar”, duke ju referuar shkeljes së bërë nga drejtuesit e automjeteve në këtë aks, dhe të fiksuar nga radari.
Për këtë arsye, Specialisti për Sigurinë dhe Qarkullim rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore Blerim Gjini, u bëri apel drejtueseve te automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
“Sot jemi në aksion rrugor Fushë Krujë – Kamëz, në hyrje të Kamzës, gjatë ditës së sotme janë ndëshkuar rreth 62 drejtues mjetesh për shkelje e tejkalimit të normave të shpejtësisë më shumë se 20 km/orë nga e lejuara. Kontrolle të tilla do vazhdojnë edhe në segmente të tjera, edhe në rrugë dytësore. Për shkak të aksidenteve, mjet me këmbësor, mjet me mjet, në kuadër të parandalimit, kontrolle të tilla do vazhdojnë gjatë gjithë orarëve të ditës. U bëj apel drejtuesve të repektojnë çdo normë të kodit rrugor,” u shpreh Gjini. (e.c/noa.al) www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.