Kuriozitete
Lexojeni me vëmendje dhe jeta juaj do ndryshojë përgjithmonë
Drejtori i shkollës kishte thirrur në zyrën e tij tre mësues. Me tu ulur, ai u tha:”Ju jeni zgjedhur si mësuesit më të mirë dhe më të aftë të shkollës vitin e kaluar.
Për këtë, jeni zgjedhur që të jepni mësim në tre klasa. Nxënësit e përzgjedhur janë më të mirët e shkollës, më të dalluarit, më të zgjuarit dhe më të sjellshmit. Secila klasë ka 30 nxënës. Prej jush kërkohet që të mos u tregoni se janë nxënësit më të mirë në shkollë, pasi kështu do të shkaktonim pakënaqësi tek prindërit e nxënësve të tjerë, gjë të cilën nuk e duam.”
Filloi viti i ri mësimor dhe përfundoi dhe rezultatet e këtyre nxënësve ishin rezultatet më të larta në të gjithë shkollën, siç dhe pritej. Madje, rezultatet kishin një rritje prej 20 – 30 % nga një vit më parë në rang rajonal.
Drejtori i mblodhi në fund të vitit shkollor tre mësuesit më të mirë dhe i pyeti mbi mendimin e tyre rreth kësaj përvoje të re. Secili pohoi se kishte qenë një eksperiencë e mrekullueshme dhe se ajo që ua kishte lehtësuar maksimalisht misionin, ishte përzgjedhja e atyre nxënësve me inteligjencë të lartë. Ata thanë se këta nxënës të mrekullueshëm, u kishin kursyer shumë mund e djersë.
Këtu ndërhyri drejtori dhe i la pa fjalë me atë që u tregoi. Ai u tha:”Më lejoni kolegë të nderuar që tu tregoj të vërtetën si qëndron puna. Në fakt, këta 90 nxënës janë përzgjedhur rastësisht, ata nuk ishin aspak më të mirët e shkollës, por ishin të përzier.”
Tre mësuesit shikonin njëri-tjetrin dhe nuk dinin çfarë të thoshin. Dikush tha:”Atëherë qenkemi ne shkaku i suksesit marramendës të tyre!!!”
Drejtori, duke buzëqeshur u përgjigj:”Tani më lejoni tu tregoj të vërtetën tjetër. Emrat tuaj u zgjodhën përsëri rastësisht. Pasi ishin shkruar emrat e të gjithë mësuesve të shkollës, unë mbylla sytë dhe vendosa gishtin tek tre emra, ishin pikërisht emrat tuaj.”
Mësuesit pyetën të tre njëzëri:”Atëherë cili është shkaku i suksesit të këtyre nxënësve?!”
Drejtori u tha:”Shkaku është se ju i ndërtuat pritshmëritë në bazë të disa informacioneve që u dhashë unë. Pritshmëritë tuaja ishin tepër të larta për këta nxënës dhe në fund të vitit, këto pritshmëri u realizuan. Kjo, edhe pse informacioni nuk ishte i saktë.”
Morali:
Ti je produkt i mënyrës së menduarit dhe i pritshmërive që ke për veten. Ai që ka frikë nga lugetërit, i sheh ato. Ai që pret të mirën, i vjen. Jini optimistë dhe e mira do u ndjekë pas. Në kushtet më të vështira, mos u fokusoni tek problemi, por tek zgjidhja.