Connect with us

“Lobimi i PD”, PS: Skandali s’mund të mbyllet si me Rrugën e Kombit, të tregohe origjina e parave

Kuriozitete

“Lobimi i PD”, PS: Skandali s’mund të mbyllet si me Rrugën e Kombit, të tregohe origjina e parave

“Lobimi i PD”, PS: Skandali s’mund të mbyllet si me Rrugën e Kombit, të tregohe origjina e parave

“Përballë provave të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, që ka dokumentuar se me firmën e Lulzim Bashës, një milionë dollarë janë paguar nga parajsat fiskale drejt lobuesve amerikanë, Basha zgjedh përsëri të gënjejë. Në përgjigjen e saj, PD fillimisht sulmoi mediat, e më pas, përballë fakteve kokëforta, dje na tha se pavarësisht këtij skandali, “Edi Rama ka bërë më keq”.

Kështu deklaroi sot për mediat deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila tha se kush është më mirë ose më keq, këtë shqiptarët e gjykuan në 25 qershor.

Në vijim tha ajo që PD duhet të bëjë tani, është të japë përgjigje për pothuajse një milionë dollarë, para të pista, që me firmën e vetë Lulzim Bashës, janë transferuar nga parajsat fiskale në vetëm tre muaj, nga marsi në qershor 2017.

Deputetja e PS deklaroi se Lulzim Basha, ka detyrën ligjore, meqë moralisht nuk do t’ia dijë, që të dalë përpara qytetarëve dhe të japë shpjegime për origjinën e këtyre parave, duke pyetur se kush i pagoi këto para, nga erdhën dhe cili është burimi i tyre.

Sipas saj, kryetari i Partisë Demokratike, njeriu që e ka kuptuar misionin e opozitës si një mision shpifjesh të përditshme ndaj qeverisë, duhet të shpjegojë se cilat janë lidhjet e këtyre parave me drogën.

Ajo shtoi se Basha duhet të shpjegojë gjithashtu se si Partia Demokratike mashtroi Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, duke fshehur plot një milionë dollarë.

“Në deklaratën e saj të firmosur për KQZ, Partia Demokratike ka deklaruar vetëm 580 milionë lekë të vjetra shpenzime për fushatë. Përjashtimi i një milionë dollarëve nga kjo deklaratë është një shkelje penale, për të cilën përgjegjësia e vetme bie mbi Lulzim Bashën. Janë plot një milionë dollarë para të pista, të cilat Basha i përdori për të porositur lajme të rreme në dëm të vendit dhe për të krijuar “farsën” se ndërkombëtaret mbështesnin bojkotin dhe dhunën e propaganduar nga çadra”, tha Bushka.

Po ashtu shtoi se ky është një skandal, që nuk mund të kalojë në heshtje, ashtu siç Basha është mësuar të bëjë, tha ajo, kur si ministër i fali 300 kilometra katrorë det Greqisë apo kur dha urdhërin sipas saj, për të vrarë katër qytetarë të pafajshëm në 21 janar.

Ligjvënësja socialiste deklaroi se Basha, nuk mund të fshihet më, siç bëri me Rrugën e Kombit, kur iu shmang drejtësisë me një raport mjeku.

Në emër të Partisë Socialiste ajo i bëri edhe një herë thirrje organeve të drejtësisë, që të vendosin një standart të ri dhe të vazhdojnë deri në fund, me vendosmëri, hetimet për këtë skandal që hedh dritë mbi mënyrën se si “PD përdor paratë e drogës për të blerë vota në Shqipëri”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top