Showbiz
Lulja ka diçka për t`i thënë Medës publikisht (FOTO)
Bashkëshortja e këngëtarit Mehdin Përgjeqaj, Luljeta, për vite të tëra vazhdimisht ka pasur vëmendjen e medias.
E në këtë pjesë, ajo ka qenë goxha hermetike duke mos i dhënë material portaleve për të shkruajtur mbi përditshmërinë e detajet tjera nga jeta private.
Por, trendit të rrjeteve sociale që tashmë kanë depërtuar në secilin aspekt të jetës sonë nuk i ka shpëtuar as Lulja.Bashkëshortja e Medës ka tash e disa muaj që i është bashkangjitur jetës së rrjeteve sociale përmes llogarisë së re të hapur në Instagram.
Në të, ajo po shpalos në baza ditore pjesë nga jeta e saj mes Gjermanisë dhe Kosovës.E pikërisht kjo distancë e madhe gjeografike shpesh bën që fizikisht një pjesë e familjes të ‘ndahet’, siç ka ndodhur dje për Bajram dhe sot.
Përmes postimeve në Instagram, për dy ditë rresht ajo ka shprehur mallin për Medën mes tjerash duke u shprehur: ‘Na mungon, babai më i mirë në botë’
.Sidoqoftë, me shumë vite bashkë, tashmë distanca është dicka me të cilën çifti janë mësuar dhe si rrjedhojë, kjo nuk përbën fort problem.