Kuriozitete
Makthi i tropojanes, çfarë i bëri një burrë i fiksuar pas saj
Makthi i tropojanes, çfarë i bëri një burrë i fiksuar pas saj
Një grua nga Tropoja ka përjetuar makth dhe frikë prej një burri i cili ishte fiksuar keq pas saj.
Paniku i saj kishte arritur në palcë, pasi për muaj me radhë një burrë i ishte qepur keqaz, ku e përndiqte në rrugë dhe e telefononte pareshtur.
Këtë të hënë është paraqitur në polici, 36-vjeçarja D.D., banuese në fshatin Bujan të Tropojës, për të bërë denoncim.
Ajo ka bërë kallëzim duke thënë se bashkëfshatari i saj I.B., 53 vjeç, e ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet telefonit si dhe e ka ndalur në rrugë.
E reja ka thënë se ai i kërkonte të lidheshin bashkë, ndonëse që të dy kishin familjet e tyre.
Për shkak se situata sa vinte e rëndohej, D.D., iu drejtua policisë për denoncim.
Kjo bëri që ndaj 52-vjeçarit të nisin hetimet, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tropojës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.