Connect with us

Mandarinat kineze, si ti hani dhe si të bëni me to një reçel me shije të parezistueshme!

Shëndetësi

Mandarinat kineze, si ti hani dhe si të bëni me to një reçel me shije të parezistueshme!

Si të hani një mandarinë kineze

Kumquats ose siç i njohim ndryshe, mandarinat kineze duken si disa portokalle të vogla në formë ovale. Ndonjëherë ato klasifikohen si gjini më vete. Më e çuditshmja nga të gjitha është fakti se lëkura e Kumquats është e ëmbël dhe e shijshme, duke krijuar një shije suprizuese teksa e hamë të gjithë frutin.

Sot është koha për të provuar disa të tilla dhe Shije.al ju sjell hap pas hapi informacionin sesi ti shijoni ato:

Hapi i parë

Zgjidh Kumquats të pjekura mirë. Ato duhet të kenë ngjyrë portokalli të ndritshme ose të verdhë që anon nga portokallia. Qendroni larg frutave të papjekurave dhe me ngjyrë të gjelbër.

Lëkura duhet të jetë e bukur, e fortë dhe pa zona të thata.

Hapi i dytë

Lajini frutat me ujë të ftohtë, të rrjedhshëm dhe i lini të thahen. Më pas i fshini me një letër. Kështu i largoni papastërtitë dhe pesticidet e dëmshme.

Hapi i tretë

Fërkojini pak me gisht. Kjo do ti nxjerrë aromën e ëmbël që mbartin.

Hapi i katërt

Ndajini përgjysmë dhe i hiqni farat. Ato nuk janë helmuese, por kanë një shije të hidhur si farat e portokallit.

Hapi i pestë

I hani kumquats. Është tepër e pazakontë, por ato kanë një lëkurë me shije të ëmbël dhe tul të thartë. Nëse ju pëlqen shija mund ta mbani për disa sekonda frutin në gojën tuaj.

Nëse nuk ju pëlqen atëherë, i hiqni lëngun dhe hani vetëm lëkurën.

Hapi i gjashtë

Ruajini frutat

Nëse i mbyllni në një tas ato do të rrojnë deri në dy javë, nëse i ruani në temperaturën e dhomës mund të rezistojnë deri në dy ditë. Mund ti hani të ftohta direkt nga frigoriferi, ose të ngrohta, sipas preferencës.

A mund të gatuani me mandarinat kineze?

Padyshim që po. Ju duhet ti prisni ato në feta të rrumbullakta dhe mund ti shtoni në sallatë. Shija e tyre intensive e bën një aleat të mirë, për perimet me shije pak të hidhur. Rekomandohet që ti hiqni më parë farat dhe fetat e prera të mandarinës ti lini në krye të sallatës, në mënyrë që ngjyra e tyre të tërheqë më shumë.

Madje nëse doni ju mund të përgatisni edhe një reçel me to. Receta është pak a shumë si shumica e reçelrave të tjerë. Meqënëse farat e këtyre mandarinave përmbajnë pektin, atëherë ju mund ta zieni frutin së bashku me to.

Mbajini farat brenda një nape, në mënyrë që të mos përfundojnë në kavanozin tuaj të reçelit. Reçeli mund të kërkojë tri ditë kohë, por rezultati është unik. Kjo recetë e veçantë ruan shijen e ëmbël të Kumquats.

Receta

Lani sasinë e mandarinave që keni dhe i prisni përgjysmë. Ziejini derisa të zbuten. I vendosni në një kavanoz dhe shtoni brenda 240 ml vodka dhe 60 ml ujë. E mbyllni kavanozin dhe e lini të qendrojë në një vend të ftohtë dhe të errët, duke e tundur kavanozin të paktën 1 herë në ditë.

Shija e fortë do të forcohet me kalimin e ditëve. Nëse doni mund ti shtoni edhe sheqer (25 gram). Sipas dëshirës mund ti shtoni pak xhenxhefil, piper të zi dhe kanellë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top