Kuriozitete
Martohet me të fejuarën në spital, vdes pak orë më vonë
U martua në spital, kur për atë nuk kishte shumë për të bërë, pasi gjeti vdekjen pak orë pas ceremonisë.
Dy të rinjtë anglez Ian Tong dhe Gemma, u martuan në spital, pas muajsh të tërë sëmundje dhe vuajtje.
Ian u diagnostikua në muajin maj nga një sëmundje e pashërueshme në formë të avancuar, duke u detyruar të shtrohet menjëherë në spital. Para se të vdiste ama, dëshironte që të realizonte ëndrrën e tij, të martohej me nënën e dy fëmijëve.
“Ian ishte përkeqësuar ditëve të fundit, me zor mbushej me frymë dhe kishte kriza epilepsie. Infermieret e dinin që donim të martoheshim, kështu që e sistemuan repartin në mënyrë të tillë që të zhvillonim një ceremoni”, shprehet Gemma.
Pak orë më vonë, Ian ndërroi jetë. Bashkëshortja e tij thotë se i duhet të ecë përpara për fëmijët dhe duhet t’iu shpjegojë se çfarë ndodhi me babanë e tyre./Gazetain