Kuriozitete
MBËRRIN “BLACK FRIDAY”, DERI NË 70% ZBRITJE PËR BILETA UDHËTIMI NGA “VENTOURIS FERRIES”
MBËRRIN “BLACK FRIDAY”, DERI NË 70% ZBRITJE PËR BILETA UDHËTIMI NGA “VENTOURIS FERRIES”
Ulje të papara për biletat e udhëtimit me tragetët bashkëkohorë që ofron kompania “Ventouris Ferries”, duke përfituar çmime të zbritura deri në 70 për qind më lirë.
Oferta vjen në kuadrin e “Ventouris Ferries” “Black Friday” dhe ka bërë që të interesuarit të rendin për të prenotuar biletat e tyre.
NOA mësoi se oferta është e vlefshme nga mesnata e sotme, 00.00 e 24 nëntorit dhe për 24 orë rresht.
Edhe pse oferta marramendëse zgjat 24 orë, ajo është e vlefshme për të gjitha udhëtimet që mund të prenotoni nga data 24 nëntor 2017 deri më 30 shtator 2018.
Ndaj nëse ju planifikoni të udhëtoni dhjetë muajt e ardhshëm, mund të përfitoni nga mundësia e artë që veç çmimeve konkurruese që “Ventouris Ferries” ofron gjithmonë, të merrni dhe uljen e 24 orëve të ardhshme deri në -70 për qind.
Oferta është e vlefshme për linjën shqiptare, por edhe atë greke.
Kompania informon se biletat e blera me ofertën speciale “Black Friday” nuk janë të rimbursueshme.
Oferta është e vlefshme për një numër të kufizuar vendesh.
Të gjithë ata që janë të interesuar për të blerë biletat mund të drejtohen tek agjencia e tyre e udhëtimit ose mund t’i blejnë menjëherë online në faqen zyrtare të Ventouris Ferries duke klikuar këtu. /noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.