Connect with us

Mbledhja e dy qeverive, Ramush Haradinaj kthehet në Kosovë, anulon vizitën në Vlorë

Kuriozitete

Mbledhja e dy qeverive, Ramush Haradinaj kthehet në Kosovë, anulon vizitën në Vlorë

Mbledhja e dy qeverive, Ramush Haradinaj kthehet në Kosovë, anulon vizitën në Vlorë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk do të marrë pjesë në aktivitetet që ishte parashikuar të mbaheshin në Vlorë me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Mediat kosovare shkruajnë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është detyruar që të anulojë vizitën e tij bashkë me dy qeveritë në Vlorë për t'u kthyer në Kosovë.

Arsyeja e anulimit për të marr pjesë në këtë ceremoni është se ai është kthyer në Kosovë sepse sot do të takohet me një zyrtare të lartë të shtetit amerikan, konkretisht me zëvendës-ndihmës sekretaren amerikane të Mbrojtjes, Laura Cooper.

Në aktivitetet e Vlorës do të marr pjesë vetëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa atij në Tiranë do t’i organizohet edhe një pritje shtetërore nga presidenti Ilir Meta.

Ditën e djeshme në Korçë është mbajtur mbledhja e dy Qeverive ku janë nënshkruar 12 marrëveshje me interes për të dy shtetet, ndërsa është vendosur që mbledhja e ardhshme të mbahet në qytetin e Pejës. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top