Kuriozitete
MBUSHI ANGLINË NE KOKAINË, SHQIPTARI I RREZIKSHËM EKSTRADOHET NË SHQIPËRI
MBUSHI ANGLINË NE KOKAINË, SHQIPTARI I RREZIKSHËM EKSTRADOHET NË SHQIPËRI
Një 42 vjeçar shqiptar i dënuar me 14 vite burg për trafik droge në Angli, është ekstraduar këtë të premte në Tiranë.
Ai është Judmir Shazivari i arrestuar në 2014 nga autoritetet angleze, si një nga drejtuesit e rrjetit të trafikut të kokainës në Britaninë e Madhe.
Arrestimi i shqiptarit në atë kohë mori vëmendjen e mediave britanike, pasi shqiptari dhe britaniku Darren Lazarus, trafikonin mbi 1 kg kokainë çdo javë në periudhën qershor 2013- prill 2014.
Hetimet zbuluan se Lazarus i telefononte Shazivarit, ndërsa ky i fundit i telefononte një të treti. Më pas korrieri e transportonte drogën për në Sëindon me taksi ose me makinë private.
42 vjeçari shqiptar deri më tani ka kryer 3.9 vjet burg , ndërsa pjesën tjetër të dënimit do ta vuajë tashmë në Shqipëri. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.