Kuriozitete
Mendoi se ishte shtatzënë, por…(FOTO)
Një nënë e cila për 3 vite kishte menduar se ishte shtatzënë e ka përshkruar si të tmerrshme situatën që ka kaluar, pasi mjekët zbuluan se kishte tumor në barkun e saj.
Margaret Mcmahon, 48 vjeçare nga Belfasti, kryeqyteti i Irlandës së Veriut, së pari kishte shkuar te mjekët në vitin 2013 pasi kishte zbuluar se diçka nuk ishte në rregull me stomakun e saj, pasi ishte fryrë shumë.
Simpotmat të cilat përfshinin fryerje të barkut dhe dhimbje shkaktoheshin nga një sindrom i zorrëve.
Presioni mbi fshikëzën e saj e kishte bërë atë që të urinonte gjatë gjithë kohës.