Connect with us

Mendoi se po e tradhtonte burri me një tjetër, por kur i kontrolloi telefonin zbuloi diçka më të rëndë se tradhtia (Foto)

Kuriozitete

Mendoi se po e tradhtonte burri me një tjetër, por kur i kontrolloi telefonin zbuloi diçka më të rëndë se tradhtia (Foto)

Jane Gaskin kishte mbetur e shokuar kur në telefonin e bashkëshortit gjeti pornografi me fëmijë.

Në fotografitë që kishte hasur 47-vjeçarja, zbuluan natyrën e vërtetë e njeriut me të cilin është martuar. Ajo ishte alarmuar aq shumë, sa që menjëherë i kishte telefonuar policisë, transmeton Telegrafi.

Shoferi i kamionit David Hudgins është arrestuar nga policia, pasi që Jane e kishte përzënë nga shtëpia vetëm 10 javë pasi ishin martuar.

Ai është shpallur fajtor në katër pika të padisë, për realizimin e pornografisë me fëmijë. Gjithashtu është dënuar me tetë muaj me kusht, si dhe është futur në listën e abuzuesve seksual.

Por sikur kjo të mos mjaftonte, Jane vazhdon të jetë e martuar me të, sepse nuk po mund të pajtohet me faktin që të shkurorëzohet, pasi që të gjitha paratë e kursyera i kishte shpenzuar në martesë.

2

“Sinqerisht nuk kam pasur kurrfarë ideje për çfarë bëhej fjalë. Në momentin që ai humb interesimin për të bërë seks me mua, mendova që ka gjetur dikë tjetër. Dhe kështu vendosa t’i kontrollojë telefononin, dhe fatkeqësisht zbulova diçka edhe më të keqe. Fakti që jam martuar me një të sëmurë psikik më ka shkatërruar plotësisht, por më vjen më shumë keq për fëmijët e atyre fotografive. Ata janë viktimat e vërteta”, ka deklaruar Jane.

3

Ajo kishte qëndruar e vetmuar për shumë vite pasi i kishte vdekur burri i parë me të cilin i ka katër fëmijë. Por më vonë filloi të bisedoi me Davidin në internet përmes një miku të përbashkët, i cili i kishte thënë se është një burrë i shkurorëzuar dhe se i ka të rritur fëmijët. Brenda një kohe të shkurtër, ata u bën të afërt dhe filluan të bashkëjetojnë. Çuditërisht fëmijët e saj e kishin pritur mirë ardhjen e tij, transmeton Telegrafi.

4

Ndërsa në dhjetor të vitit 2014 i kishte propozuar për martesë Jane-it, dhe prej atij momenti ajo filloi përgatitjet për martesën e planifikuar për maj të viti 2015.

Por kur zbuloi përmbajtjen shokuese në telefonin, vendosi t’i kundërvihet. Ai e kishte lutur që të mos i telefonoj policisë duke i premtuar se do t’i shlyej të gjithë fotografitë.

Megjithatë, ajo vrapoi tek një mikeshë e saj të cilën e luti që t’ia ruaj telefonin e bashkëshorti si dëshmi derisa të vjen policia.

“Për asnjë moment nuk pendohem që e kam denoncuar në polici. Natyrisht se jam duke vuajtur shumë, por kjo nuk krahasohet me atë çfarë kanë vuajtur fëmijët në fotografi”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top