Connect with us

Mes lotësh babai i Ergi Dinit tregon se çfarë i kishte thënë i biri tre javë para vdekjes

Kuriozitete

Mes lotësh babai i Ergi Dinit tregon se çfarë i kishte thënë i biri tre javë para vdekjes

Babai i të ndjerit Ergi Dini ka qenë sot i ftuar në  “Pasdite në Top Channel”, ku ka treguar dhimbjen e madhe që ka pushtuar atë dhe familjarët e tjerë. Pavarësisht kësaj, ai tha se ka vendosur që vdekjen e Ergit, i cili ishte krenaria e tij, ta kthejë në një kauzë.

“Ergi është krenaria ime! Raporti nuk ka qenë vetëm babë e bir, ai ishte një shok i ngushtë, një djalë i mirë, ishte shok. Paratë që kishte i ndante me shokët që kishe, ishte social si natyrë me një shoqëri të mrekullueshme. Nuk ishte tekanjoz. Çdo familje prodhon fëmijë të mirë por ai u bë siç donim ne”, tha mes të tjerash babai i Ergit.

Ai u përlot kur rrëfeu se Ergi nuk i donte motorat.

“Vetëm tre javë përpara vdekjes më tha se do i kishte futur në burg të gjithë krijuesit e motorave. Janë mjeti më i pasigurtë që ekziston”, u shpreh ai.

Gazetari dhe poeti shkodran tregoi gjithashtu se Ergi jetonte në Tiranë me motrën e tij Barbana, pasi donte të ishte pranë saj. Ai kishte shkruar një këngë me temë lamtumirën për të motrën, pak ditë para se të ikte përgjithmonë.

“Ai ka lënë tri këngë, ku Ergi ka hedhur zërin e që ne do t’i çojmë deri në fund”, tha ai. Më tej z. Dini prezantoi kauzën “Ergi Dini kundër aksidenteve automobilistike”, për të sensibilizuar të gjithë njerëzit. “Nuk dua që të shkojë kot ikja e djalit. Dua ta kthej në kauzë. Në rrugë ka rrezik por nëse ecën brenda normave jo. Vetëm nëse ecën shpejt e gjen vdekjen. Njeriu është i rrezikuar kur nuk vendos kaskën, rripin e sigurimit, flet në celular. Më vjen keq që nuk pata mundësi ta ndihmoj djalin tim. Një talent që kishte plot ëndrra e synonte të arrinte diku. Unë jam pjesë e dhimbjes dhe mesazhin do e përcjell. Ecni me kujdes, ruajeni jetën! Vdekja është kudo, aty ku s’e llogarit. Ne që kemi humbur fëmijë, ne pijmë lot. Në këtë lëvizje s’kam interesa financiarë. Lëvizja ime quhet “Ergi Dini kundër aksidenteve automobilistike”. Do ta kemi orientimin drejt sensibilizimit tek rinia në shkolla por edhe tek prindërit”, tha ndër të tjera ai.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top