Connect with us

Meta, pritje në Pallatin e Brigadave për 28 nëntorin: Do punojmë që në 2018 të hapim negociatat

Kuriozitete

Meta, pritje në Pallatin e Brigadave për 28 nëntorin: Do punojmë që në 2018 të hapim negociatat

Meta, pritje në Pallatin e Brigadave për 28 nëntorin: Do punojmë që në 2018 të hapim negociatat

Presidenti i Republikës, Ilir Meta organizoi një pritje në Pallatin e Brigadave, me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.

Përpara diplomatëve, politikanëve, përfaqësueseve të medias, artit dhe kulturës, kreu i shtetit përcolli mesazhe bashkimi.

Duke evidentuar rolin unik të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, Meta apeloi për unitet politik për kapërcimin e sfidave në çdo kohë.

“Pa unitet politik dhe gjithëpërfshirje mbarëshqiptare nuk mund të përballen sfidat e çdo kohe. Këta dy burra arritën që tiparet e identitetit shqiptar t’i vendosnin në piedestalin e vlerave kombëtare. Vepra e tyre na mëson se çdo gjë i lidh shqiptarët me Europën dhe asgjë nuk i ndan.

Veprat e tyre na shpërbejnë për reflektime, për ruajtjen e lirisë, konsolidimin e demokracisë, përmirësimin e qeverisjes, zhvillimin e ekonimisë së tregut dha anëtarësimin në Bashkimin Europian”, tha Presidenti Meta.

Qytetari i parë i Shqipërisë tha se politika do të punojë fort në mënyrë që në vitin 2018, Shqipëria të hapë negociatat me Bashkimin Europian.

“Do punojmë që 2018 të kurorëzojmë përpjekjen tonë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, do t’i shërbejë rinisë shqiptare që të ngjallë shpresat për realizimin e ëndrave të tyre një atdhe”, vijoi më tej kreu i shtetit.

Dita e sotme ka qenë e ngjeshur me aktivitet me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë, që kulmuan me ngritjen e flamurit në Vlorë. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top