Connect with us

Meta takon Ivanov, i kërkon transparencë për rastin “Kumanova”

Kuriozitete

Meta takon Ivanov, i kërkon transparencë për rastin “Kumanova”

Meta takon Ivanov, i kërkon transparencë për rastin “Kumanova”

Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni është takuar me presidentin maqedonas, Gorge Ivanov dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

Pas takimit me homologun e tij maqedonas, Meta tha se të dyja vendet më tepër duhet të shpenzojnë kohë për të bashkëpunuar dhe për të ndërtuar të ardhmen se sa të gjykojnë njeri-tjetrin.

Më tej Meta i ka kërkuar presidentit Ivanov, që të ketë gjykim transparentë dhe sipas standardeve ndërkombëtare për rastin “Kumanova”.

“Nuk mund të ndërhyj në çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e drejtësisë dhe ligjit në Maqedoni, por shpresoj, dëshiroj dhe inkurajoj që fazat e tjera të këtij procesi gjykimi të jenë sa më transparente dhe sipas standardeve europiane", tha Meta.

Gjykata Themelore e Shkupit, javë më parë ka dënuar me 746 vite burgim të akuzuarit në rastin “Kumanova”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top