Kuriozitete
Midis prindërve biologjikë dhe atyre adoptues, ja kë zgjedh Ada!
Historia e Adës, një 18-vjeçareje nga Tirana, nuk është nga ato që jemi mësuar të shohim çdo ditë!
Tetëmbëdhjetë vite më parë, ajo ishte një foshnjë e braktisur në maternitet. Pas birësimit, deri në moshën 4-vjeçare rritet e shëndetshme nga të dy prindërit e saj birësues. Më pas, Ada humb dhe babain nga një sëmundje e rëndë duke jetuar kështu në kushte shumë të vështira vetëm ajo dhe nëna e saj.
Porsa mbushi 18 vjet, nëna e Adës sëbashku me mësuesen vendosën t’i tregonin asaj të vërtetën: Ajo ishte një fëmijë i adoptuar që në maternitet! Një moment i tillë e tronditit Adën, mirëpo ajo vendosi që të mos bënte asnjë tentativë për të gjetur prindërit biologjikë.
Ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Ada kishte ftuar nënën e saj për t’i dhënë një mesazh të fortë.
“Jetës nuk i dihet”, tha ajo duke treguar shpirtin e madh dhe njerëzor, pasi ndonëse Ada është vajza e saj e vetme, ajo nuk dëshiron ta pengojë në procesin e njohjes së prindërve biologjikë.
Sakrificat e nënës së Adës u shpërblyen sot, kur pas mesazhit të fortë, asaj i’u akordua një bursë e plotë nga Universiteti Europian i Tiranës.