Showbiz
Minaj shtyn lansimin e klipit, por u tregon fansave çfarë të presin (Foto)
Videoja muzikore e këngës së re të Nicki Minaj që duhej të publikohej të premten, është shtyrë për 48 orë, ndërsa nuk ka pasur ndonjë informatë për arsyet e kësaj shtyrjeje.
Sidoqoftë, këngëtarja i ka njoftuar fansat e saj përmes postimeve në rrjetet sociale duke u treguar që të presin edhe dy ditë për këngën e re.
Ndërkaq, njoftimin e ka shoqëruar edhe me fotografi që janë shkrepur nga xhirimet e klipit.
Në imazhet e publikuara, Nicki shfaqet e veshur si një kukull ‘Barbie’.
Kënga e re titullohet “Rake It Up” dhe pritet të vijë për fansat e Minaj gjatë ditës së diel. /Telegrafi/