Showbiz
Miqësia e re mes dy shqiptareve, të rrethuara nga luksi dhe shpenzimet marramendëse
Zajmina Vajsari dhe Françeska Jaçe, janë dy mikeshat e reja që kanë spikatur në botën e Showbizz-it shqiptar.
Ato janë arratisur të dyja në Dubai, ku dhe po e shijojnë jetën mes luksit dhe shpenzimeve marramendëse.
Ato kanë planifikuar një udhëtim të shtrenjtë larg Shqipërisë, pikërisht në këtë periudhë vjeshte, për të provuar dhe njëherë plazhin dhe temperaturat e larta, duke shijuar pushime luksoze. Nuk dihet nëse kanë shkuar vetëm apo me të dashurit respektivë, pasi deri tani kanë postuar foto vetëm, duke u mjaftuar me ekspozimin e linjave të tyre superseksi.
Edhe pse kanë profesione krejt të ndryshme, ato u miqësuan pasi Zaimina hapi dyqanin e saj të fustaneve për evente, për ekspozimin e të cilave ftoi Françeskën si modele. Duket se bashkëpunimi u pëlqeu vajzave, të cilat e thelluan shoqërinë me udhëtime luksoze e shpenzime marramendëse jashtë një bashkëpunimi formal.