Connect with us

Mjalti më i shtrenjtë në botë gjendet në Turqi.. Ja sa mijëra euro kushton 1 kilogrami

Kuriozitete

Mjalti më i shtrenjtë në botë gjendet në Turqi.. Ja sa mijëra euro kushton 1 kilogrami

Mjalti “Elvish Honey”, që në shqip përkthehet “Mjati i Elfëve”, konsiderohet si më i shtrenjti në botë dhe kushton 5 mijë euro kilogrami dhe është shumë i lartë dhe i paarritshëm për një pjesë të madhe të popullsisë.

Ky mjaltë i veçantë prodhohet nga bletët në mënyrë mjaft natyrale në luginën Saricayr, por jo në kushte normale. Karakteristika e këtij lloj mjalti është se ai nuk mblidhet në koshere normale, siç jemi mësuar që t’i shohim, por direkt nga shpella, thuajse 2000 metra e thellë, ku bletët e prodhojnë pa pasur nevojë për ndonjë strukturë shtesë.

Shpella në fjalë është motivi që mjalti shitet me çmim të lartë: është i pasur me minerale të çmuara, duke i dhuruar cilësi dhe karakteristika që nuk mund të gjenden në asnjë lloj mjalti tjetër në botë.

Zbulimi i këtij mjalti i atribuohet bletërritësit turke Gunay Gunduz, i cili 5 vjet më parë vuri re se bletët hyjnë dhe dalin nga shpella.

Fenomeni i çuditshëm bëri që Gunduz të mësojë më shumë rreth shpellës dhe me ndihmën e ekspertëve të sektorit të futej në thellësi të saj, duke mundur që të gjente koloninë e bletëve të përqendruar në prodhimin e mjaltit të shijshëm, direkt në muret e shkëmbit, shrkuan t.sot. Që në herën e parë, bletari ka gjetur 18 kg mjaltë.

Kilogramët e parë të mjaltit dolën në ankand ku u shitën me një shifër rekord: 48 mijë euro kilogrami. Sipas tij mjalti ka mjaft veti kuruese dhe ky është shkaku që ai ka çmim të lartë.

Mjalti “Elvish Honey”, që në shqip përkthehet “Mjati i Elfëve”, konsiderohet si më i shtrenjti në botë dhe kushton 5 mijë euro kilogrami dhe është shumë i lartë dhe i paarritshëm për një pjesë të madhe të popullsisë.

Ky mjaltë i veçantë prodhohet nga bletët në mënyrë mjaft natyrale në luginën Saricayr, por jo në kushte normale.

Karakteristika e këtij lloj mjalti është se ai nuk mblidhet në koshere normale, siç jemi mësuar që t’i shohim, por direkt nga shpella, thuajse 2000 metra e thellë, ku bletët e prodhojnë pa pasur nevojë për ndonjë strukturë shtesë.

Shpella në fjalë është motivi që mjalti shitet me çmim të lartë: është i pasur me minerale të çmuara, duke i dhuruar cilësi dhe karakteristika që nuk mund të gjenden në asnjë lloj mjalti tjetër në botë.

Zbulimi i këtij mjalti i atribuohet bletërritësit turke Gunay Gunduz, i cili 5 vjet më parë vuri re se bletët hyjnë dhe dalin nga shpella.

Fenomeni i çuditshëm bëri që Gunduz të mësojë më shumë rreth shpellës dhe me ndihmën e ekspertëve të sektorit të futej në thellësi të saj, duke mundur që të gjente koloninë e bletëve të përqendruar në prodhimin e mjaltit të shijshëm, direkt në muret e shkëmbit, shrkuan t.sot.

Që në herën e parë, bletari ka gjetur 18 kg mjaltë.

Kilogramët e parë të mjaltit dolën në ankand ku u shitën me një shifër rekord: 48 mijë euro kilogrami. Sipas tij mjalti ka mjaft veti kuruese dhe ky është shkaku që ai ka çmim të lartë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top