Kuriozitete
Mjekët i japin një muaj jetë, biznesmeni bën atë që nuk e priste askush
Pasi mjekët e diagnostikuan me një tumor shumë agresiv, i dhanë lajmin e hidhur se kishte vetëm një muaj jetë. Por ndryshe nga çfarë mund të pritej, biznesmeni i njohur Satoru Anzaki, pronari i gjigandit të makinerive Komatsu, organizoi një festë shumë të madhe.
Ai ftoi më shumë se 1000 persona duke festuar për orë të tëra.
Në një intervistë për gazetarët 80-vjeçari u shpreh:
Unë jam i bindur se mund t’ju them” faleminderit “njerëzve që takova në jetë. Meqenëse unë dua të maksimizoj cilësinë e jetës për pjesën tjetër të mbetur të jetës sime, vendosa të mos marrë trajtime kimeoterapeutike për shkak të efekteve anësore.”
Këtë festë ai e njoftoi nëpërmjet një reklame në gazetë ku shprehej se do të organizonte darkën falenderuese dhe njëkohësisht të lamtumirës.
Plani i tij i pazakontë ka pushtuar rrjetet sociale duke marrë shumë komente pozitive e komplimentuese për forcën dhe pozitivitetin.