Kuriozitete
Mjekët thanë se nuk mund të ecë kurrë, por ja çfarë ndodhi pas 7 viteve… (VIDEO)
Një vajzë 9-vjeçare, së cilës mjekët i thanë që nuk mund të ecte kurrë, ka hedhur hapat e saj të parë pasi këmba e saj ishte prerë.
Tilly Sawford, nga Nottingham iu dha vetëm 5 për qind shans për të jetuar pas rënies në banjën me ujë të nxehtë kur ishte fëmijë.
Ajo pësoi 86 për qind djegie dhe prindërit e saj thanë se ajo kishte qenë 5 herë afër vdekjes teksa trajtohej në një kujdes intensiv për 6 muaj.
Ajo kishte bërë më shumë se 500 operacione dhe mjekët i kishin thënë se nuk mund të ecte më kurrë me këmbët e saj.
Më herët gjatë këtij viti doktorët ia kishin prerë këmbën e saj të djathtë, duke e zëvendësuar me një protezë.
Dy javë më parë vajza arriti të ecë vetë pas atij incidenti të tmerrshëm .
“Unë kam qenë pak e mërzitur në fillim kur mjekët na thanë se ajo nuk mund të ecte përsëri me këmbën e saj, por ky ishte realiteti dhe ne u përballëm me të,” tha nëna e saj.
Më pas tha ajo mjekët shpjeguan se opsioni tjetër ishte proteza, dhe Tillyt i është dashur kohë për t’u mësuar.
“Ishte një moment i mahnitshëm kur ajo nisi të ecte vetë dhe shpresojmë se ky është fillimi i gjërave të mira që do të vijnë më pas. Ajo është një vajzë shumë e vendosur dhe ne jemi krenar për arritjet e saj,” shtoi ajo.