Kuriozitete
“Moj zemër…”, gazetarja “ia mbledh keq” Ballës: Tërhiqe mbrapsht atë që the!
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit ishte i ftuar Taulant Balla.
Teksa Rakipi kërkoi që të lidhej në linjë me gazetaren Klodiana Lala, Balla tha se goca mund të ketë ikur.
Mirëpo, gazetarja ishte aty dhe “iu sul” Ballës duke i thënë se nuk është gocë, por zonjë.
Debati në fakt, nuk shkoi me kaq. Balla iu drejtua me “zemër”, ndërsa gazetarja i kërkoi t’i kthente mbrapsh fjalët.
DEBATI:
Rakipi: Regjia më lidh me Klodin
Balla: Eee do fusësh prapë atë gocën, paska ikur
Lala: Jo jo, nuk kam ikur, këtu jam
Balla: Hë mi zemër…
Lala: Unë nuk jam goce e para, jam zonjë. Dhe fjalën zemër tërhiqe mbrapsht!