Connect with us

Momente intime me Besin dhe pamje nga shtëpia, Xhensila i tregon të gjitha në klipin e ri

Showbiz

Momente intime me Besin dhe pamje nga shtëpia, Xhensila i tregon të gjitha në klipin e ri

Është pritur me padurim që kënga “Çelësi i zemrës” të ketë një videoklip dhe Xhensila më në fund e ka publikuar sot, si një dhuratë për fundvit. Teksa këngën e kanë pëlqyer të gjithë që kur Xhensila e surprizoi Besin në dasmë, sot të gjithë kanë mbetur të mahnitur nga videoklipi.

Si kurrë më parë, Xhensila dhe Besi shfaqen momente intime, ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shohim duke na treguar edhe ambiente nga shtëpia e tyre.

Videoklipi fillon me Xhensilën duke fjetur ndërsa Besi i shkon në shtrat dhe e përkëdhel me një trëndafil. Më pas Xhensila zgjohet dhe shkon në kuzhinë ku Besi po përgatit mëngjesin. Ajo e përqafon dhe e puth Besin teksa buzëqesh e lumtur.

Në disa momente të tjera çifti shfaqet duke dekoruar pemën ku nuk mungojnë puthjet e përqafimet mes tyre. Nuk po ju tregojmë më shumë, ndiqni videoklipin.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top