Kuriozitete
Momenti kur pa të bijën për herë të parë, Rudina Dembacaj emocionon me fjalët plot ndjenjë
Si sot një vit më parë aktorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj solli në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë me emrin Viktoria. Në këtë ditë të veçantë, postimet me humor të Dembacaj, i kanë lënë vendin një videoje ku shfaqet momenti kur aktorja pa për herë të parë të bijën.
Dembacaj i uron ditëlindjen Viktorias dhe shkruan se sa herë sheh këtë video përlotet nga emocionet si një vit më parë dhe se jeta e saj ka ndryshuar që kur e bija erdhi në jetë.
“Viktoria ime sot 1 vjec! Drita e syve te mi, gjithcka kam…Kete video e shoh te plote, çdo dite dhe perlotem nga emocioni njesoj si nje vit me pare! Viktoria ime qe kur me ke bere “nene” jeta ime ka marre shume me shume kuptim, me ke mbushur me dashuri!”, shkruan Dembacaj.