Showbiz
Monika Kryemadhi e mbylli mbarë 2017-ën: Fiton milionat në programin e TCH
Monika Kryemadhi dhe vajza e saj, Era morën dje pjesë në programin e njohur “100 milionë”. Ndonëse shumë nuk ja kanë dalë t’i shkojnë pyetjeve deri në fund, kryetarja e LSI dhe Era ja dolën duke gjetur të 8 pyetjet e lojës.
Mes emocioneve dhe lojës së vështirë, Monika Kryemadhi fitoi 7.5 milionë lekë të cilat do të shkojnë për bamirësi.
Ajo u shpreh se këto para nuk janë të mjaftueshme për bamirësinë dhe se do të shtojë para të tjera nga llogaria e saj.