Kuriozitete
Motra e madhe, dhurata më e bukur në jetë
Këto janë arsyet pse motra më e madhe është dhurata më e çmuar që prindërit mund t’ua kenë dhënë.
1. Ajo ju ndihmon që të ndërtoni karakterin
Motra e madhe ju ndihmon në shumë mënyra. Ka shumë momente në jetë kur ajo ju ndihmon që ta ndërtoni karakterin tuaj. Një moment i tillë është edhe kur ajo ju merr me vete që të shoqëroheni me shoqërinë e saj, edhe pse janë më të rritur se ju.
2. Ajo mund të bëjë biseda të vërteta me ju
Është e vështirë nganjëherë që të bësh disa biseda me prindërit ose vëllezërit e motrat më të vegjël – ose me miqtë që nuk mund t’ju kuptojnë. Ky është momenti kur ju duhet shumë motra e madhe!
3. Ajo i ka mësuar prindërit shumë
Ajo ndoshta i ka mërzitur prindërit për ju. Për të gjitha gabimet e kanë fajësuar atë, ndoshta edhe duke e ditur se ju i keni bërë. E mrekullueshme, apo jo?
4. Ju mund të shfryheni në të
Jo gjithmonë mund të shfryheni tek miqtë tuaj; pasi ata nuk do të jenë miqtë tuaj për shumë gjatë. Motra juaj do t’ju falë dhe dojë gjithmonë, edhe nëse e keni lënduar atë pa arsye, shkruan Gazeta Express.
5. Ajo është një person i duhur për të mësuar nga ajo
Motra juaj më e madhe është një shembull i mirë për t’u marrë. Ajo ka bërë pothuajse të gjitha gjërat para teje, si në shkollë të mesme, në punën e parë, në marrëdhënien e parë, etj. Merreni shembull atë dhe do t’ia dilni mirë.
6. Ajo gjithmonë të mbështetë
Dhe ju gjithmonë e mbështesni atë. Kjo mund të mos jetë e vërtetë vetëm për disa, por për shumicën kjo është e vërtetë.
7. Ajo ju ka ndihmuar t’i mësoni gjërat e të rriturve
Gjërat e të rriturve mund të jenë të mërzitshme nganjëherë. Për fat të mirë, ju keni një motër të madhe e cila mund t’ju ndihmojë me të gjitha ato.
Është koha t’i thoni motrës tuaj të madhe se e doni!