Connect with us

Motra e saj dhunoi fëmijët në kopësht dhe u arrestua: Moderatorja tregon si e përjetoi ngjarjen e rëndë

Kuriozitete

Motra e saj dhunoi fëmijët në kopësht dhe u arrestua: Moderatorja tregon si e përjetoi ngjarjen e rëndë

Një vit më parë e gjithë media u pushtua nga lajmet se administratorja e një kopshti privat, u filmua nga një kamer e fshehtë duke dhunuar fëmijët. Opinioni publik shpërtheu në fyerje e kritika për Anjeza Shabanin, e cila pak ditë më vonë u përball edhe me drejtësinë.

Shumë pak prej jush e dinë se Anjeza është motra e moderatores së njohur, Dajana Shabani. Ajo drejton prej disa muajsh emisionin e mëngjesit në “Ora News”.

E ftuar dje në emisionin “ Një kat më lart”, drejtuar nga Ermal Peçi, Dajana pranoi të fliste edhe për ngjarjen e rëndë që i ndodhi motrës së saj. Ajo rrëfeu se e përjetoi shumë keq situatën  dhe nuk do t’i harroj kurrë njerëzit që e zhytën me keq.

“Kur ndodhi ngjarja unë isha me pushime sepse sapo kisha dalë nga lehonia. Ra një bomb.  Per 21 ditë unë nuk kam dalë fare nga shtëpia sepse nuk kam dashur të shoh asnjë njeri. Unë e kam me personat që na kanë njohur. Nuk i harroj njerëzit që më kanë qëndruar pranë në ditë të vështira por nuk harroj as njerëzit që më kanë zhytur më keq. Zoti është më i madh se ne dhe ai vendos gjërat më mirë. Unë kam qënë në një gjendje shumë të keqe. I kam thënë miqve të mi të mos shkruajnë asgjë në favorin tim. Unë sfidoj çdo njeri që t’i ndodhi e njëjta gjë  dhe të mos mbaj qëndrim. Unë nuk do bëj çfarë duan njerëzit.”- tha Dajana Shabani.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top