Kuriozitete
Motra vuante në spital, mesazhi i këtij vëllai ka për t’ju prekur zemrën (Video)
Francesca Romana Paciaroni është një vajzë e vogël, e cila ishte shtruar prej muajsh në spitalin Tor Vergata, për shkak të një sëmundje shumë të rëndë nga e cila ajo vuante. Vëllai i saj, Riccardo vendosi që ta bënte të ndihej mirë dhe t’i organizonte një surprizë.
Ai, bashkë me miqtë dhe të afërmit, vendosën që t’i bënin një urim të veçantë vajzës dhe t’i dedikonin disa fjalë, të cilat ia shkruan në një shirit të gjatë, i cili parakalonte pjesë pjesë përpara dritares së spitalit të vajzës së sëmurë.
Që prej kohës kur motra nisi këtë betejë, Riccardo ka ndërmarrë iniciativa të ndryshme për të ndihmuar Francescën. Në profilin e tij në “Facebook” ai postonte herë pas herë mesazhe ku ftonte njerëzit e tjerë që të dhuronin gjak për të motrën. Ky është një nga mesazhet më të bukura e fjalët më prekëse që vëllai i ka thënë motrës deri më tani.
“Përshëndetje Françi, jemi të shumtë ata që jemi mbledhur për të të thënë se jemi krenarë për ty. Ke vuajtur me buzëqeshje dhe ke luftuar si një luaneshë. Ke qenë një kampione e vërtetë. Faleminderit për gjithçka që na ke mësuar gjatë gjithë këtyre muajve. Dashuria për ty është vetëm ajo që meriton nga ajo që ke luftuar. Tani është koha të ikësh në shtëpi”, – shkruhet në mesazhin emocionues.