Kuriozitete
‘Mrekulli’, Nënë e bijë sjellin në jetë foshnjat në të njëjtën kohë
Një nënë dhe vajza e saj nga Siria kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre në të njëjtën kohë me anë të prerjes çezariane.
Fatma Birinci, 42 dhe Gade Birinci, 21 vjeçe kanë lindur në një spital turk paraditen e së premtes (29 shtator).Nënë e bijë u larguan nga vendi i tyre 3 vite më parë për shkak të luftës.
Ata zbuluan se ishin shtatzënë në të njëjtën javë.
Të porsalindurit quhen Rexhep dhe Tayip, dy emrat e parë të presidentit aktual turk Rexhep Tayip Erdogan.
Gjinekologu Naim Unsual e quajti lindjen një ‘mrekulli’ dhe tha se lindjet e mëparshme të 42-vjeçares ishin bërë me anë të prerjes çezariane.