Connect with us

Muzikantët e festojnë 28 Nëntorin e Pavarësisë me versionin elektronik të himnit shqiptar

Kuriozitete

Muzikantët e festojnë 28 Nëntorin e Pavarësisë me versionin elektronik të himnit shqiptar

Muzikantët e festojnë 28 Nëntorin e Pavarësisë me versionin elektronik të himnit shqiptar

Flamuri kombëtar u ngrit në Ditën e Pavarësisë nën tingujt e himnit të luajtur me kitara elektronike të mbi 60 artistëve të të gjitha moshave në sheshin "Skënderbej".

Dhjetëra kitaristë dhe basistë të të gjitha moshave, e përkujtuan 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë duke luajtur një version rok të himnit të flamurit në sheshin “Skënderbej”.

Organizatori Kristi Ndrio nga Akademia Hollywood i tha BIRN se kjo nismë synon të bëjë bashkë artistët në një ditë të shënuar për Shqipërinë.

“Synon t’i mbledhi muzikantët me njëri-tjetrin dhe të krijojë një skenë të përbashkët. Menduam që himni ishte diçka që na lidhte të gjithëve dhe do të tërhiqte pak më shumë vëmendje,” tha Ndrio për BIRN

Për kitaristët e rinj, emocioni i luajtjes së versionit rok të himnit vjen edhe me përgjegjësinë e të qenët të saktë.

“Mu deshën dy ditë për ta mësuar himnin në shtëpi,” tha një nga muzikantet e reja, e cila shtoi se shpresonte ta luante pa bërë asnjë gabim.

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, u festua me disa aktivitete të ndryshme në Tiranë.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top