Kuriozitete
“Ndal makinën se më do k**i mua”, polici bën gangsterin me shoferin në Tiranë
Një tjetër rast i turpshëm për profesionalizmin që duhet të kenë efektivët e policisë, por që u mungon qartazi, pasi janë të shumta rastet kur fjalori dhe mënyra e të të drejtuarit ndaj qytetarëve është osë banale ose thjeshtë jo profesionale.
Kjo nuk është policia që duam, as që nuk i afrohet nivelit të asaj që minimalisht kërkojmë.
Kështu pra, në redaksinë tonë ka ardhur një video ku qytetari ka filmuar oficerët e policisë që e kanë ndaluar.
Qytetari i drejtohet i revoltuar oficerëve për mënyrën sesi i janë përgjigjur kur i ka pyetur se për çfarë arsye e ndaluan.
“Ndal makinën se më do k**i mua”,-sipas qytetarit, këto ishin fjalët me të cilat i është përgjigjur njëri nga oficerët.
Raste të tilla ka shumë por janë të padokumentuara si ky rast me video, ndaj i këshillojmë të gjithë lexuesit tanë që të mos ngurojnë apo të kenë frikë për të drejtën e tyre, por t’i filmojnë këto raste abuzive dhe ti denoncojmë publikisht në mënyrë që të arrijmë standartet e duhura.
Në fund të fundit, çdo oficer policie paguhet nga taksat tona dhe mbi të gjitha është në shërbimin tonë.