Showbiz
Ndarja nga Albi “tërbon” Klaudian, i nxjerr të gjitha në buzë të detit
Lajmi për divorcin e Klaudia Pepës dhe Albi Nakos bëri shumë bujë, por të dy ata janë shprehur se çdo gjë është zgjidhur me mirëkuptim dhe se kanë mbetur miq.
Edhe në rrjete sociale, i bëjnë shpesh komente pozitive njëri-tjetrit duke lënë të kuptohet se situata mes tyre është e qetë. Veç të tjerash, Klaudia kohët e fundit poston shpesh foto provokuese duke shfaqur linjat seksi.
Së fundmi ajo ka bërë publike disa foto me bikini, duke ekspozuar thuajse tërësisht gjoksin.
Nga ana tjetër, duket se karriera e saj në Itali po shkon më së miri, e ndërsa për sa i takon ndonjë bashkim të mundshëm të çiftit, siç është aluduar edhe në media marrë shkas nga komunikimi i tyre në rrjetet sociale, mbetet për t’u parë…