Connect with us

Ndërpritet emisioni, nënës i bie të fikët – pas deklaratës shokuese të vajzës (Foto)

Kuriozitete

Ndërpritet emisioni, nënës i bie të fikët – pas deklaratës shokuese të vajzës (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në “News 24” në emisionin “Me zemër të hapur”, nëna që prej disa kohësh kërkon ndihmë për vajzën e saj, për të cilën mendon se kanë trafikuar, i ka rënë të fikët.

Arsyeja janë mesazhet e rënda që vajza e saj ka shkruajtur për të, duke e quajtur të çmendur nënën, shkruajnë mediat shqiptare.

Me lot në sy dhe thirrje të dëshpëruar për ndihmë, Lindita Lamaj për ditë të tëra ka kërkuar kthimin e së bijës, Ermirës 20-vjeçare, e cila braktisi djalin vetëm 16 muajsh dhe burrin e dhunshëm dhe iku me traget drejt Italisë.

E ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”, Lindita rrëfen kalvarin e vuajtjeve, dhunën që pësoi nga burri i saj, në sy të dy fëmijëve e më pas problemet pa fund me të bijën, që nga një vajzë e ndrojtur ra pre e një tutori, u përdhunua dhe nisi të pinte.

Gjatë kohës që gazetarja po tregonte bisedën që kishte bërë me vajzën e saj, nënës i ka rënë të fikët në mes të studios, emisioni u ndërpre, ndërsa nuk dihet ende asgjë për gjendjen e Linditës.

joq

joq2

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top