Kuriozitete
Ndërron jetë ikona e futbollit shqiptar
Ndërron jetë ikona e futbollit shqiptar
Shuhet në moshën 70-vjeçare Ibrahim Kodra, ish-futbollisti i klubit kryeqytetas, Dinamo.
Kodra ka qenë pjesë e klubit me shumë trofe në vitet 1966-1977.
Ai i kushtoi të gjithë karrierën sportive, ngjyrave blu, duke nisur që në ekipet e moshave, duke mbajtur gjithmonë fanellën me numrin 4 mbi shpatulla!
Lajmi bëhet i ditur nga faqja e klubit të Dinamos në Facebook.
Postimi i plotë:
Ndahet nga jeta në moshën 70 vjeçare ish-mbrojtësi Dinamovit, Ibrahim Kodra.
Kodra qe pjesë e Dinamos legjendare, në vitet 1966-1977.
Ai i kushtoi të gjithë karrierën sportive, ngjyrave blu, duke nisur që në ekipet e moshave, duke mbajtur gjithmonë fanellën me numrin 4 mbi shpatulla!
FK Dinamo, shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjes Kodra për humbjen e njeriut të tyre të dashur, si dhe bashkohemi me dhimbjen e tyre./a.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.