Kuriozitete
Ndodhi në vendin tonë, i vendoset lëndë plasëse automjetit
Ndodhi në vendin tonë, i vendoset lëndë plasëse automjetit
I vendoset lëndë plasëse një automjeti në Burrel.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 21:00, ku në hyrje të të qytetit të Burrelit, pranë një mjeti është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Ata kanë konstatuar se në oborrin pranë një mobilerie, ka qenë i parkuar një automjet tip "Land Rover", ku pranë këtij automjeti dyshohet se është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke u dëmtuar pjesërisht.
Automjeti është në pronësi të shtetasit F.B., rreth 50 vjeç, banues në Burrel.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.