Connect with us

Në 18 muaj largon nga trupi i saj 60 kg, me pamjen e re nuk njihet fare

Kuriozitete

Në 18 muaj largon nga trupi i saj 60 kg, me pamjen e re nuk njihet fare

Në 18 muaj largon nga trupi i saj 60 kg, me pamjen e re nuk njihet fare

Një nënë e re 35-vjeçare nga Rapid Siti, në Dakotën e Jugut në SHBA, deri një muaj më parë peshonte më shumë se 135 kilogramë, por ka pasur një shans që e ka bërë të ndërgjegjësohet dhe të bëjë diçka pikërisht për të ndryshuar situatën e saj.

Tara Kavanagh, e cila në fillim ishte e varur nga ushqimi tregon se pasi ka humbur më shumë se 60 kilogramë nga pesha e saj fillestare, tashmë thuajse nuk njihet fare.

Gruaja, nuk bënte gjë tjetër, veçse qëndronte në shtëpi dhe hante ushqim jo të shëndetshëm, para së gjithash prodhime “fast food”-i. Vdekja e një miku, që si ajo ishte i prekur nga obeziteti, e ka bërë Tarën të shkundet.

“E kuptova që jeta është e shkurtër dhe duhet jetuar siç e meriton, nuk mund të vazhdoja kështu dhe të rrezikoja të vdisja. Prandaj dhe nisa të zbuloj ushqimin e shëndetshëm dhe të bëja aktivitet fizik në kushtet e shtëpisë”, shprehet Tara.

Megjithatë, procesi i transformimit ka qenë gradual dhe i ngadaltë dhe aspak i lehtë. “Në fillim ecja ngadalë, por kur pashë hapat e parë të vegjël, nisa të stërvitem gjithnjë e më fort, duke lënë mënjanë ushqimin jo të shëndetshëm.

Lufta ndaj obezitetit nuk ishte aspak e lehtë, në këtë vit kam nxjerrë jashtë përdorimit tre makina të ndryshme, por jam krenare për atë që kam bërë dhe shpresoj të jem një shembull për shumë njerëz”, shton ajo në rrëfimin e saj për “Mirror”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top