Kuriozitete
Në Finlandë, Fëmijët Flenë në Kuti Kartoni: Kur ta Mësoni Përse do ta Blini Një edhe Ju!
Edhe përsa i përket amësisë, ka mendime të ndryshme, shpesh për shkak të traditave të çdo vendi.
Për shembull, shumë njerëz do ta konsideronin torturuese për fëmijën e sapolindur ta vini për të fjetur në një kuti kartoni, por në Finlandë kjo është një traditë që ka vazhduar për më shumë se 70 vjet.
Çdo nënë e re merr një kuti kartoni nga qeveria në të cilën ajo mund të vendosë për të fjetur fëmijën. Mund të duket çmenduri, por jo, kjo është një çështje shumë serioze …
Në Finlandë të gjithë fëmijët flenë në kuti kartoni në muajt e parë të jetës. Kjo është një traditë që ka vazhduar për 75 vjet dhe vetë qeveria ua dërgon kutitë nënave të reja. Brenda kutisë gjendet një çantë me aksesorët fillestar, shumë e dobishme për prindërit: ky kit përbëhet nga:
Një kapelë, doreza dhe çizme të papërshkueshme nga uji
Një kostum me kapuç
Çorape, doreza, T-shirts, Peshqir, gërshërë, furçë dhëmbësh, Termometër, hidratues dhe doreza me sfungjer, Libër me ilustrime dhe lodra për dhëmbët, Dyshek dhe çarçafë me përmasat e kutisë.
Edhe në Shtetet e Bashkuara, ky zakon po përhapet masivisht: Michelle Vick është bashkë-themeluese e kompanisë që ka filluar prodhimin e këtyre kutive.
Pediatrët amerikanë mbështesin përdorimin e kutive: për çështje të sigurisë së fëmijëve është shumë më mirë të lejohet të flenë vetëm me gjërat esenciale, pra, me një dyshek dhe një batanije. Në këtë mënyrë shmangen vdekjet e tmerrshme në djep.
Që kur u fut kjo metodë, në Finlandë niveli i vdekshmërisë foshnjore ka rënë dhe sot është ndër më të ultët në botë. Fëmija mund të flejë në kuti deri në 8 muaj. Pastaj mund të transferohet në një shtrat të rregullt.
Pothuajse të gjitha nënat zgjedhin kutinë në vend të një shume ekuivalente parash, të cilën qeveria e vë në dispozicion.
Shikoni videon për të mësuar më shumë!