Connect with us

Në kërkim për krime lufte, INTERPOL merr vendimin e rëndësishëm për Haradinajn

Kuriozitete

Në kërkim për krime lufte, INTERPOL merr vendimin e rëndësishëm për Haradinajn

Në kërkim për krime lufte, INTERPOL merr vendimin e rëndësishëm për Haradinajn

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është hequr nga lista e të kërkuarve të INTERPOL. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, sipas të cilave një vit pas kërkesës së bërë nga Policia e Kosovës, u vendos heqja e kryeministrit Haradinaj nga lista e INTERPOL.

Bëhet fjalë për një listë me 18 persona, emrat e të cilëve i ishin dërguar më herët INTERPOL-it nga Policia e Kosovës, në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për krime lufte apo krime ndaj civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Në mesin e këtyre 18 personave ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, i cili në dhjetor të vitit të kaluar u arrestua në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, në Mulhouse të Francës.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga vetë Kryeministri Haradinaj, apo nga Beogradi zyrtar. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top