Kuriozitete
Në prag të festave, princ George ka vetëm një dëshirë për babagjyshin
Në prag të festave, princ George ka vetëm një dëshirë për babagjyshin
Ndërsa po i afrohemi festave të fundvitit, është e qartë se ata që i presim më me padurim dhe gëzim në të vërtetë janë fëmijët.
Tashmë të gjithë kemi nisur pak nga pak përgatitjet dhe çfarë është më e rëndësishme kemi filluar të mendojmë edhe dhuratat që duam nga babagjyshi i Vitit të Ri.
Nëse ne jemi ende në fazën e mendimit, pasi na kanë pëlqyer në vitrinën e dyqaneve disa gjëra njëherësh, princ George e ka të qartë atë çfarë dëshiron.
Gjatë vizitës në një treg festiv në Helsinki, princ Williami i ka dorëzuar babagjyshit letrën mbi të cilën George kishte shkruar dëshirën e tij.
Ndonëse ai kishte mundësi të kërkonte pesë dhurata, princi i vogël ka kërkuar vetëm një makinë policie, e cila me siguri do i vi në shtëpi për festat. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.