Kuriozitete
Në pritjen e saj të ëmbël, Kate Middleton tregon barkun e rrumbullakosur
Në pritjen e saj të ëmbël, Kate Middleton tregon barkun e rrumbullakosur
Edhe pse ajo është në pritjen e fëmijës së saj të tretë Kate Middleton ka arritur që në të tre shtatzënitë e saj të ruajë linjat perfekte të trupit.
Dukesha është kujdesur që të mos fitojë kile gjatë kësaj pritje të ëmbël. Gjithsesi Kate përveç se është kujdesur për linjat, ka preferuar të mos ekspozohet shumë gjatë shtatzënisë.
Kate është në muajin e katërt të shtatzënisë, dhe duket se ka kaluar problemet që kishte me të vjellat në mëngjes.
Së fundmi ajo është shfaqur në një ndeshje futbolli së bashku me princin, dhe aty më në fund i dukej paksa barku i rrumbullakosur.
E veshur sportive, me një palë pantallona të zeza, bluzë të zezë dhe xhup të kuq, si gjithmonë Kate ngjante bukur. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.