Connect with us

Në zyrën e Edi Ramës ka trokitur një vizitor nga SHBA

Kuriozitete

Në zyrën e Edi Ramës ka trokitur një vizitor nga SHBA

Në zyrën e Edi Ramës ka trokitur një vizitor nga SHBA

Aleks Soros, djali i miliarderit të njohur George Soros prej ditësh tashmë ndodhet në Tiranë, vizitë në të cilën është shoqëruar shpesh me figura të njohura të politikës.

Por këtë të premte ai ka trokitur në zyrën e Kryeministrit Edi Rama.

Ka qenë vetë Aleks që ka postuar fotografinë në Instagram, duke folur me superlativa për Kryeministrin Rama, por pa dhënë detaje se çfarë është diskutuar mes tyre.

“Ishte kënaqësi të takoja Kryeministrin vizionar të Shqipërisë Edi Rama, në Tiranë në një nga zyrat më unike dhe të veçanta që një kryetar shteti ka për të ofruar. Por sërish kjo është më e pakta që mund të presësh nga një artist kontemporan, shkrimtar dhe ish-basketbollist profesionist” ka shkruar Aleks Soros.

Nuk është sekret tashmë vlerësimi që djali i miliarderit Soros ka për kryeministrin shqiptar . Kujtojmë se edhe gjatë vizitës së fundit në SHBA të kryeministrit Rama, pati një takim mes tij, miliarderit George Soros dhe djalit Aleks. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top